TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

by tëvë1
38 minuta ago
0
A A
​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

Kryetari i Beogradit, Aleksandar Shapiq, dyshohet se ka sulmuar fizikisht këshilltaren lokale Tanja Miqiq, gjatë një incidenti në Novi Beograd, raportojnë mediat në Serbi.

Sipas portalit serb Nova.rs, Miqiq, këshilltare e Lëvizjes “Kreni-Promeni” (“Krijo Ndryshim”), ka deklaruar se Shapiq e goditi në hundë pasi ajo u vendos mes tij dhe bashkëshortit të saj, transmeton KosovaPress.

Lëvizja ku ajo bën pjesë ka njoftuar se Miqiq ka pësuar thyerje të hundës.

Nova.rs ka publikuar edhe pamje të regjistruara menjëherë pas incidentit. Në video shihet Shapiq duke u larguar, ndërsa më pas ndalet, kthehet dhe i drejtohet me gjeste një burri që ndodhej pranë Miqiqit.

Sipas Nova.rs, pamjet përkojnë me një pjesë të dëshmisë së Miqiqit, e cila pretendon se Shapiq e kishte ftuar bashkëshortin e saj të largohej në një pjesë të errët të rrugës për t’u përleshur.

Miqiq ka deklaruar për Nova.rs se incidenti ndodhi derisa ajo po shëtiste me bashkëshortin dhe qenin në lagjen ku jetojnë.

Sipas saj, Shapiq fillimisht e akuzoi se kishte dërguar njerëz para shtëpisë së tij. Ajo pretendon se situata u përshkallëzua kur tentoi ta nxirrte telefonin për ta filmuar.

“Ai u nis ta mbrojë dhe unë u vendosa mes tyre. Ai më goditi në hundë, kështu që menjëherë më filloi gjakderdhja. Ma shtrembëroi hundën”, ka deklaruar Miqiq për Nova.rs.

Ajo ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohej kontrollit mjekësor për dokumentimin e lëndimeve dhe më pas do të jepte deklaratë në polici.

Sipas dëshmisë së saj, gjatë incidentit Shapiq e ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj.

Policia ka mbërritur më pas në vendin e ngjarjes. Në pamjet e publikuara nga mediat serbe shihet Shapiq duke shkuar drejt një automjeti të policisë.

Në atë moment, kreu i Lëvizjes “Kreni-Promeni”, Savo Manojlloviq, dëgjohet duke e pyetur Shapiqin nëse kishte goditur një grua.

“Unë ta godas? Hajde, mos bëj teatër”, i është përgjigjur Shapiq, sipas pamjeve të publikuara.

Ai më pas është futur në automjetin e policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve të Nova.rs, Shapiq është liruar më vonë, ndërsa Lëvizja “Kreni-Promeni” ka kërkuar informacione se cili prokuror ishte caktuar për rastin.

Nova.rs ka raportuar gjithashtu se e ka kontaktuar Shapiqin për të marrë versionin e tij lidhur me incidentin. Sipas portalit, ai është përgjigjur në telefon, por e ka ndërprerë telefonatën pasi gazetarët janë prezantuar dhe e kanë pyetur për pretendimet për sulm.

 

Deri në publikimin e raportimeve, autoritetet kompetente nuk kishin dhënë një njoftim të detajuar për rrethanat e incidentit dhe procedurat e mëtejshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

​Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, sonte përballet me San Marinon

​Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, sonte përballet me San Marinon

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën