Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon me ekzekutim të burgosurin palestinez Hassan Salameh.
Siç shkruan media izraelite “Ice”, Ben-Gvir, i njohur për qëndrimet e tij radikale, e takoi Salamehun në burg dhe iu referua sulmeve ndaj autobusëve të linjës 18 në Jerusalem, në vitin 1996, të kryera nga dy sulmues vetëvrasës.
Salameh po vuan dënimin për rolin e tij në ato sulme.
“Kur isha 18 vjeç, dola të protestoja kundër sulmeve që ti kreve”, i thotë atij Ben-Gvir, në video. Ai përmend 48 viktima, ndërsa portali “Ice” shkruan se në 2 sulmet ndaj autobusëve u vranë 45 persona.
Duke iu drejtuar Salamehut, ministri përmend edhe Allahun: “A mendon se do të kesh virgjëresha? Lart të pret ferri i Allahut, ndërsa unë jam përgjegjës të ta bëj ferr këtu”, sipas citimit të publikuar nga “Ice”.
“Këtu nuk mbaron. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, i thotë më pas Ben-Gvir.
“Ice” potencon faktin se Ben-Gvir dhe partia e tij, Otzma Yehudit, kanë mbështetur ligjin për dënimin me vdekje në raste terrorizmi, të miratuar nga parlamenti izraelit në mars.









