Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, bëri të ditur se u zgjodh kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Qorrolli njoftoi se për zgjedhjen e tij në këtë detyrë mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës sonë”, u shpreh Qorrolli.




