Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit të Kosovës pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete përballë Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë se një deklaratë e tillë merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave Kuvendi miraton ligjin që do ta zhbënte Gjykatën Speciale.
“Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale. Të gjitha të tjerat, përfshirë edhe takimet e errëta, janë thjesht kalkulime politike. Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit “dënim i rëndë apo dënim i lehtë” nuk përkon me kombin shqiptar, i cili është ngritur në këmbë në të gjitha sheshet e botës, me të vetmen thirrje: JO NË EMRIN TIM”, shkruan Daut Haradinaj.







