TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

by tëvë1
53 minuta ago
0
A A
Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe ndikimin e tyre në veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, si dhe rritjen e besimit të publikut.

“Në takim u konkludua se: Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lidhur me hetimet e nisura për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, Begaj thotë se Këshillit i Sigurisë theksoi se respektimi i pavarësisë së hetimeve të drejtësisë është i rëndësishëm dhe se hetimet duhet të zhvillohen tërësisht në mënyrë të pavarur dhe të respektohen nga të gjitha institucionet.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë. Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti dhe anëtarët e Këshillit nënvizuan nevojën që mosbesimi institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

“Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare zgjati rreth 1 orë e 30 minuta në Pallatin e Brigadave dhe erdhi pas shkarkimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit u vetëdorëzua më 22 shtator ndërsa aktualisht ndodhet në masën “arrest në shtëpi”. Ndaj Hysenit rëndojnë akuzat “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Dyshohet se Hyseni i ka vendosur në dispozicion materiale sekrete shtetërore Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t./rtsh.al/

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Tahiri: Ky deklarim shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët

Tahiri: Ky deklarim shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Conceicao lëndohet, Juve sytë kah Zhegrova

Conceicao lëndohet, Juve sytë kah Zhegrova

Lushaku-Sadriu thotë se LDK është e gatshme për kontribut në zgjidhjen e presidentit të Kosovës

Lushaku-Sadriu thotë se LDK është e gatshme për kontribut në zgjidhjen e presidentit të Kosovës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

PDK falënderon deputetët për deklaratën: Kërkojmë veprim konkret

PDK falënderon deputetët për deklaratën: Kërkojmë veprim konkret

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën