Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 1 tetor do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, në Kosovë, Von der Leyen do të qëndrojë gjatë së enjtes së 1 tetorit, ku ndaras do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse më 2 tetor në Shkup.
Turneun e saj në rajon, Von der Layen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë në takimet me presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë këtij turneu do ta evitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.




