Diaspora shqiptare në Nurnberg të Gjermanisë po proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po mbahet edhe në Nurnberg të Gjermanisë ku është mbledhur diaspora shqiptare.
Protestuesit kanë dalë me flamuj kuqezi, të UÇK-së dhe të Kosovës, ndërsa gjatë protestës po dëgjohen edhe këngë patriotike.
Protesta është pjesë e tubimeve që po zhvillohen në vende të ndryshme, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.
Krahas Gjermanisë, edhe në shumë shtete të Evropës ditët e fundit është protestuar për kauzën e njejtë.
Ndryshe, sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.







