Një gruaje i është djegur garazha në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në garazhë kishte pajisje shtëpiake dhe një veturë të tipit Audi, e cila është djegur plotësisht nga zjarri.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
“Raportohet se viktimës f/k, se i është djegur objekti përcjellës (garazha) në të cilën ka pasur pajisje shtëpiake dhe një veturë të llojit Audi (oldtimer) e cila është djegur e tëra nga zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.







