TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

by Teve1
1 orë ago
0
A A
Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi fjalimin e kryeministrit Ramës si “të turpshëm”, teksa shtoi se Kryeministri e përqendroi fjalën e tij te çështja e algoritmit dhe nuk trajtoi çështje që lidhen me Kosovën dhe rajonin.

“Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK, apo lider të UÇK-së”, tha Berisha.

Ai krahasoi qëndrimin e Ramës me atë të kryeministrit të Kroacisë, duke thënë se ky i fundit foli për zhvillimet në rajon, përfshirë Kosovën dhe veprimet e Beogradit.

Berisha tha se kryeministri po përhap “shpifje” kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë e Kosovës me Vlora Hysenin dhe të dërguarit e tij, ai po përhap tani në Shqipëri shpifjet më të ulëta me të cilat kërkon të paraqesë Lëvizjen Vetëvendosje si një parti kundër Shqipërisë”, tha ai.

Berisha tha se e nuk ka asnjë parti në Kosovë që të jetë “anti-Shqipëri”, teksa shtoi se kryeministri Rama ka ndërmarrë qëndrime që kanë dëmtuar Kosovën.

Kreu i PD u ndal gjithashtu tek fjalimi i kryeministrit Edi Rama në mbrëmjen gala në Nju Jork.

“Gjeti të bëhej patriot në një darkë ku sulmoi për tradhti Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden. Joe Biden sot nuk është president, por u them shqiptarëve që në të gjithë karrierën e tij politike ai, qëndrimin dhe votën e ka patur për shqiptarët. Dhe del një zuzar dhe thotë se tradhtoi Joe Biden, meqenëse ai tani nuk është më në funksione. Tradhtoi Amerika, Hashim Thaçin. Si mund të shqiptohet një fjalë e tillë? Me çfarë e tradhtoi Amerika Hashim Thaçin, a thoni pak njëherë? Se çliroi Kosovën në bashkëpunim me UÇK-në?”, tha Berisha.

I pyetur për ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Erick Wendt, Berisha tha se pret një rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër krimit të organizuar.

“I uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë. Dhe unë kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që iu ka bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri”, tha ai.

Berisha u pyet gjithashtu edhe lidhur me ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri, e parashikuar të zhvillohet më 2 tetor nga Ambasada e SHBA-së. Kreu i PD-së tha se nuk kishte dijeni. “Nuk kam dijeni për ceremoninë”, u shpreh ai, raporton ATSH.

Berisha deklaroi gjithashtu se nuk ka marrë ftesë nga Presidenti Bajram Begaj për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet të hënën lidhur me rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhje, Berisha u përgjigj “nuk kam marrë asnjë ftesë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Pesë persona lëndohen pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë

AUV: Produkti ushqimor “Flips Ketchup” tërhiqet nga tregu

AUV: Produkti ushqimor “Flips Ketchup” tërhiqet nga tregu

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Foda dhe Vojvoda para Austrisë: Jemi të përgatitur për një ndeshje të forte

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën