TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati: Qytetarët e kanë obligim moral e kombëtar që të dalin kundër Gjykatës Speciale

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Gucati: Qytetarët e kanë obligim moral e kombëtar që të dalin kundër Gjykatës Speciale

Ditën e sotme në disa qytete të Kosovës janë organizuar protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se qytetarët e kanë obligim moral e kombëtar që të dalin kundër kësaj Gjykate.

“Qytetarët e kanë një obligim moral e kombëtar që të dalin kundër kësaj Gjykate dhe mbrojtje të njerëzve tanë të cilët po dënohen padrejtësisht”, ka thënë Hysni Gucati nga Skenderaj.

“I përgëzoj qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes, kanë obligim moral dhe qytetar për mbrojtje të njerëzve tonë që po mbahen padrejtësisht. Thirrja jonë ishte që të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë, kuptohet edhe të Kosovës që me 1 tetor të dalim në sheshin “Skendërbeu” të protestojmë, t’i tregojmë botës që ne dimë edhe të luftojmë, ta mbrojmë interesin kombëtar dhe të protestojmë në mënyrën paqësore ndaj një padrejtësie që na u është bërë”, tha Gucati.

Tutje, ai ripërsëriti kërkesat e organizatës që ai përfaqëson duke i bërë thirrje Kurtit që ‘ta korrigjojë qeverinë dhe t’i shoh njerëzit që i ka rreth vetes’.

“Kërkesat tona janë, ato qëndrojmë, janë kërkesa legjitime, nuk i bën nder qeverisë të ketë njerëz të cilët kanë thënë shko Hashim,, kanë dërguar dokumentacione. Është e pandershme që ata njerëz të jenë në qeveri, i bëj thirrje edhe njëherë Albin Kurtit ta korrigjojë qeverinë dhe t’i shoh njerëz që i ka rreth vetes”, tha Gucati.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kishte vendosur që këtë të premte të organizoheshin protesta në të gjitha qytetet e Kosovës, me përjashtim të Prishtinës, ku protestat po mbahen çdo mbrëmje nga ora 21:00.

Marshi kryesor në kryeqytet është paralajmëruar për 1 tetor.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

Përfundojnë protestat në Mitrovicë dhe Drenas, qytetarët shpërndahen pas tubimeve

Përfundojnë protestat në Mitrovicë dhe Drenas, qytetarët shpërndahen pas tubimeve

Altin Krasniqi: Aktgjykimi në Hagë nuk është çështje që prek individ, ai prek një kapitull të historisë sonë

Altin Krasniqi: Aktgjykimi në Hagë nuk është çështje që prek individ, ai prek një kapitull të historisë sonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën