U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Haxhiu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj ndër vite në fushën e paqes, sigurisë dhe zhvillimit.
Në takim, Haxhiu dhe ambasadori Gronbech-Jensen kanë rikonfirmuar gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.







