TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Kuvendi Komunal i Prishtinës nesër pritet të vendor për ose kundër ndryshimit të rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, me të cilin automjetet do të tariforen sapo të hyjnë në zonën qendrore të Prishtinës. Këto tarifa po kundërshtohen nga opozita dhe shoqëria civile.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Çdo ditë në Prishtinë hyn me mijëra automjete.

Por një gjë e tillë mund edhe të mos ndodh më pa pagesë në disa pjesë të kryeqytetit.

Krejt kjo meqë Komuna e Prishtinës pritet që nesër të vendos nëse do të ketë apo jo tarifa për automjetet që hynë në zonën qendrore të kryeqytetit, ku janë të përfshira 11 rrugë.

Këtë kuvendarët e Prishtinës mund ta bëjnë ose jo nëpërmjet Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.

Ndonëse një vendim i tillë ende nuk është miratuar, opozita në kryeqytet po e sheh si të gabuar.

“Kjo tarifë nuk mund të aplikohet në Prishtinë përderisa në Komunën e Prishtinës infrastruktura rrugore është në gjendje të mjerueshme, kryetari Rama jep propozime për tarifa që kanë të bëjë me automjete. Unë mendoj që kjo do të rrisë edhe koston financiare për qytetarët dhe banorët e Prishtinës. Një banor i Kodrës së Trimave për me ardh në Daradani dhe anasjelltas duhet të paguaj dy euro në ditë që i bien diku 40 euro në muaj për të shkuar në punë. Andaj unë bëjë thirrje kryetarit Rama që të heqë dorë nga këto propozime që dëmtojnë qytetarin”, thotë Besart Krasniqi – asamblesit i LVV-së.

Këtë vendim të Komunës së Prishtinës po e kundërshtojnë edhe shoqëritë civile.

“Komuna e Prishtinës ka bërë gabim dhe është duke bërë gabim nëse e mendon e aq më pak nëse e aplikon formën e taksës së kryeqyteti bazuar në hyrje. Do të duhej të aplikohej një formë tjetër e taksimit bazuar në zona e në ato zona ku konsiderohet ose testohet si i efektshëm, të zëmë hyrja e reduktuar ose eliminimi i hyrjes së tërësishme, kjo duhet të jetë e përgjithshme, pra kjo duhet të jetë e përgjithshme, jo e veçantë”, shprehet Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Por ndryshe mendon ky qytetar.

“Duhet të shkarkohet qyteti e tollovia në qytet me këto vetura private besoj që e ka efektin pozitiv ajo. Mirëpo dy euro taksa, kryesisht zona e Llapit udhëtojnë e vijnë në punë nga kjo anë këndej, kryesisht në këtë rrugën “Vëllezërit Fazliu”, besoj që ata do i godet më së shumti. Po Komuna e Prishtinës dhe Trafiku Urban është dashur me u organizuar, ata me i parku veturat diku në periferi këtu dhe me bërë transportin me autobus”, thotë Gani Deliu-qytetar.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se tarifa do të aplikohet vetëm brenda zonës së përcaktuar dhe se në disa segmente të rrugëve nuk do të ketë pagesë.

“Zona qendër përfshin prej rrethit me flamur komplet rrugën nga menza e studentëve, “Agim Ramdani” deri tek Xhamia e Llapit, nga Ministria e Shëndetësisë, komplet rrugën përskaj Arbërisë që është tek hekurudha e deri tek kyçja te sheshi me flamur. Qarkullimi në këtë segment në vijë skajore nuk tariforet nuk ngarkohet askush që qarkullon nëpër këtë vijë”, sqaron Luftar Braha –drejtor për Zhvillim Ekonomik në kryeqytet.

Ai tregon edhe për çmimet që janë paraparë për automjetet.

“Zona e kufizuar e trafikut i ka disa kategori, prej kategorive të para është që veturat elektrike janë me zero taksë. Ky është një stimuli që me pas ndotjen sa më të ulëta, nuk është me rëndësi me pas taksë e të hyra për ne është me rëndësi me pas një ambient ku punojmë, jetojmë dhe bashkëveprojmë sa më të pastër. Hibridet e kanë një euro, veturat me naftë edhe me benzinë janë dy euro, minibusët dhe bust e kanë pesë euro, përveç atyre që janë transport publikë urban, ata nuk paguajnë dhe kamionët e mëdhenj paguajnë dhjetë euro”, tregon Braha.

Braha ka bërë të ditur se për banorët e zonës qendrore do të ketë procedurë të veçantë. Ata do të mund të aplikojnë me dokumente kadastrale për t’u liruar nga tarifa.

Draft-rregullorja parasheh gjithashtu vendosjen e tarifave të reja për 43 kategori të veprimtarive ekonomike, me vlerë nga 300 deri në 3 mijë euro.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën