Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është intervistuar një person me inicialet H.M për shkak të dyshimit të kryerjes penale “Mosdhënia e ndihmës”.
Sipas Prokurorisë, intervistomi i të dyshuarës H.M ndërlidhet me rastin e datës 6 shtator 2026 ku në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë ka ndërruar jetë personi me inicialet L.S.
Prokuroria ka bërë të ditur se e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet./teve1.info/




