TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha e Gjuriq drekuan me Kallasin në Nju Jork, Bosnja ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq ngriti çështjen e varrimit të kriminelit serb, Kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq me nderime shtetërore në Serbi, në drekën ku ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e ministri i Punëve të Jashtme i Beogradit, Marko Gjuriq.

“Ministri i Punëve të Jashtme Dino Konakoviq iu bashkua partnerëve të Ballkanit Perëndimor për një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Kaja Kallas”, thuhet në një njoftim të MPJ-së boshnjake në X.

“Stabiliteti rajonal ishte në qendër të diskutimit. Ministri Konakoviq ngriti shqetësimet e shprehura në letrën e tij të fundit dhe në adresimin e posaçëm pas nderimeve të sponsorizuara nga shteti që iu bënë në Serbi Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në njoftim.

Siç shkruan MPJ-ja e Bosnjës, “Ministri i Punëve të Jashtme Konakoviq theksoi se glorifikimi institucional i kriminelëve të luftës të dënuar nuk mund të shpërfillet në kontekstin e rrugëtimit të një vendi kandidat drejt BE-së”.

“Kjo ngre pyetje serioze lidhur me vlerat që Europa është e gatshme të mbrojë dhe standardet që ajo pret që vendet kandidate t’i respektojnë. Një proces i besueshëm i zgjerimit kërkon standarde të qarta dhe një përgjigje të qartë kur ato standarde sfidohen haptazi”, thuhet në njoftim.

🇧🇦 Foreign Minister @dinokonakovic joined Western Balkans partners for an informal lunch hosted by EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Commission @kajakallas.

Regional stability was at the heart of the discussion.… pic.twitter.com/LKgbIWHDoa

— Ministry of Foreign Affairs of BiH 🇧🇦 (@mfa_bih) September 23, 2026

Tags: albin kurtibeogradibosnjaKaja Kallas
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia janë vlerat tona të përbashkëta

Haradinaj përkujton Afrim Bunjakun: Ra në krye të detyrës duke mbrojtur Kosovën

Haxhiu, Sveçla e Hoxha vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

Haxhiu, Sveçla e Hoxha vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën