TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Populli kundër Speciales, më 25 shtator në të gjitha komunat

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur për të premten nga ora 17:00, protestë mbarëpopullore në të gjitha qytetet e Kosovës, duke ftuar qytetarët të shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. E kësaj protestë pozitivisht do t’i përgjigjet edhe Prizreni dhe Malisheva. Nga këto qytete thonë se drejtësi për krerët e UÇK-së, tanimë po kërkon i gjithë populli i Kosovës.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Ka kaluar një javë që nga shpallja e vendimit dënues nga Gjykata Speciale në Hagë për ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Por “Jo në emrin tim”, është slogani i protestave që po mbahen tash e disa ditë në kryeqytet.

Një të tillë së fundmi e ka thirrur edhe vet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por kësaj radhe protestohet më ndryshe.

Sipas OVL UÇK-së të premten e 25 shtatorit me fillim nga ora 17:00, protestohet kundër vendimit të Speciales në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Qëllimi është që në këtë protesta t’i ofrohet mundësia secilit të shprehë vullnetin e tij dhe mospajtim e tij në lidhje me një proces gjyqësorë e me një vendim që është në kundërshtim me vlerat e luftës së UÇK-së dhe janë atakuar ato vlera. Prandaj, qëllimi është që të gjithë qytetarët kudo që ndodhën, pa dallim bindjeve politike, pa dallim moshe të shprehën në të gjithë Kosovën”, shprehet Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Thirrjes për protestë i janë bashkuar edhe prizrenesait, të cilët thonë se janë optimist se protesta do të ketë efektin e vet.

“Protesta është për të shfaqur një pakënaqësi mbarë popullore, pra nuk pajtohet populli me këtë verdiktë që e ka dhënë Gjykata e Hagës. Është një manifestim për një padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Besoj që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe të tjerët do të marrin parasysh se kjo është një protestë gjithëpopullore dhe populli nuk pajtohet me verdiktin që e ka dhënë Gjykata Speciale. Shpresoj dhe besoj që edhe kjo të ketë ndikimin e vet”, thotë Isa Berisha nga OVL-UÇK në Prizren.

Përveç protestave, nga Malisheva është kërkuar bashkimi i spektrit politik dhe reagimi i institucioneve të Kosovës.

“Kjo është ajo mungesa dhe unifikimi politikë sepse populli tash ka dal në protestë, kanë dal studentët, atë që e ndezën zërin e lirisë për këtë vend. Andaj unë edhe iu bëjë thirrje spektrit politikë që të ulen e të bisedojnë, të e bëjnë një ekip të unifikuar sepse populli është duke i thirr, nuk është këtu një shoqatë, as organizata e veteranëve, është populli në këmbë me studentët që çdoherë kanë lëvizur vendin në drejtim të lirisë”, Metush Kryeziu- nga OVL-UÇK në Malishevë.

Drejtësi për  Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqin dhe Rexhep Selimin po kërkohet edhe nga Prishtina tash e shtatë ditë, protestë kjo që do të mbahet edhe sonte, por edhe në netët në vazhdim, duke nis nga ora 21:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një person vdes pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën