Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për tretman mjekësor.
Sipas policisë, njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Rugova./teve1.info/







