Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Fotografia është realizuar gjatë pritjes së organizuar nga Clinton Global Initiative, ku Osmani është shfaqur krah ish-presidentit amerikan.
Osmani e ka ndarë fotografinë në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje raportet e veçanta të Kosovës me ish-presidentin Clinton dhe rolin e tij në historinë e Kosovës./teve1.info/







