Pas shpalljes së aktgjykimit dënues, paralajmëruan se beteja ligjore do të vazhdojë.
Kësisoj, mbrojtja e ish-katërshes së UÇK-së, bën të ditur se rasti “Thaçi dhe të tjerët” do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit.
Por, vazhdimi i kësaj beteje, duket se e ka edhe koston e vet financiare.
Për këtë, njohësi gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka një propozim.
Ai të hënën mbrëma në emisionin “Matrix” në Tëvë1, tha se duhet të krijohet një fond ku mund të kontribuojnë qytetarët.
“Sado që të bësh aty konkret duhet të hapet një llogari bankare, të menaxhohet nga institucionet bankare ose nga një grup njerëzish, ose nga avokatët dhe tëb ëhet x mijëra njerëz nga një mijë euro dhe të krijohet në mënyrë transparente fonde financiare, të cilat do të ishin të nevojshme, jam i gatshëm në këtë moment ta bëjë të cilat do ishin, unë personi i parë unë, donator i dytë Mehmet Kalisi”, u shpreh Iliri Kulla.
E kjo ide e Kullës, po mirëpritet edhe nga njohësit e çështjeve juridike në vend.
“Edhe përkundër këtij obligimi ligjor, shteti nuk është që ka shprehë gatishmëri dhe vullnet për ta mbështetur, për me siguru një mbrojtje sa më kualitative, fakti që pala mbrojtëse në jo pak raste është ballafaqu me vështirësi jo të pakta gjatë gjithë ecurisë së procesit, nënkupton që shteti nuk ka qenë mjaftueshëm i vëmendshëm në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi ligjor dhe për rrjedhojë dihet se ka pasë edhe themelim të fondeve përkatësisht për mbrojtjen e z.Thaçi dhe jo vetëm”, ka thënë avokati Ardian Bajraktari.
Të qëlluar këtë ide, po e vlerësojnë edhe në shoqatat e dala nga lufta.
Ndryshe, sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, të akuzuarve u garantohet e drejta për mbështetje financiare edhe nga shteti i Kosovës.






