Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka thënë NBC News se SHBA-të janë të hapura për një takim me Iranin në Kombet e Bashkuara.
“Jemi të hapur për këtë. Nuk mendoj se është planifikuar diçka në këtë pikë, por sigurisht që jemi të hapur për diçka të tillë, veçanërisht nëse ka perspektivën të çojë në diçka pozitive dhe në fund të fundit të arrijë qëllimin e kësaj çështjeje”, tha Rubio në një intervistë me emisionin Today.
“Dhe ky është fakti që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Ata thjesht nuk munden”, tha ai.








