TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

by teve1
4 orë ago
1
A A
Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Detroit të SHBA-së, u ndal te vendimi i fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, që i dënoi me 81 vite burg në total.

Rama tha se nuk e pranon atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër njerëzve.

Duke e përshkruar situatën si një moment të rëndë për shqiptarët, Rama e cilësoi situatën si “një mort për së gjalli”, ndërsa theksoi se nuk po vë në diskutim vetë vendimin e gjykatës, por mënyrën se si ai ndikon te një popull i tërë.

“Unë nuk kisha se si ta shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh dhe nuk mund t’i shmangesha atij guri të madh, ku fjalët të duken të kota, njësoj si në një mort për së gjalli. Ka një fjalë që na përsëritet: ‘Respektoni vendimin e gjykatave’. Por ne nuk diskutojmë këtë vendim të gjykatës, se nuk është ky problemi. Problemi është se si të refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria, në këtë situatë, nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt, por sipas tij, qëndrimi i Kosovës mund të shprehë kundërshtimin ndaj asaj.

“Natyrisht që Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa të qëndrojë në krah të Kosovës, por sidomos të zgjedhurit e popullit të saj do ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre katër burrave”, deklaroi Rama.

Rama tha gjithashtu se respektimi i vendimit të gjykatës nuk duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht pranimin e pasojave të tij si një realitet i pakthyeshëm.

“Unë besoj se respektimi i detyruar i atij vendimi të gjykatës nuk e pengon kurrsesi refuzimin e saj si një fatalitet pa apel”, tha Rama./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

16 javë protestë në Tiranë

16 javë protestë në Tiranë

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën