Sulmuesi italian, Daniel Maldini, ka dalë negativ në testet për përdorim të drogës, pas aksidentit me veturë që e pati në Milano më 13 shtator.
Futbollisti i Cagliarit u përfshi në një përplasje me një veturë tjetër, ndërsa nga aksidenti gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.
Analizat nuk kanë zbuluar praninë e substancave narkotike.
Kështu, Maldini është liruar nga dyshimet për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës.
“Gjetjet konfirmojnë atë që Danieli ka pohuar gjithmonë, domethënë se ai nuk ka përdorur kurrë drogë. E vetmja akuzë e mbetur është drejtimi i makinës në gjendje të dehur”, ka thënë avokati i Maldinit, Danilo Buongiorno, shkruan të hënën “Reuters”.
Daniele është djali i legjendës së Kombëtares së Italisë, Paolo Maldini.











