TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

by tëvë1
1 orë ago
1
A A
Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Gjorgje Miketiq nga iniciativa “Beogradi Mbetet” ka ngritur akuza për parregullsi në listën zgjedhore të Serbisë, duke pretenduar se përgatitjet për manipulim të zgjedhjeve po bëhen përmes regjistrit të votuesve.

Në një reagim publik, Miketiq ka pretenduar se mijëra votues janë “ringjallur” në listat zgjedhore në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe ministren Snezhana Paunoviq, e cila është përgjegjëse për administrimin e listës zgjedhore.

“Snezhana Paunoviq kujdeset aq mirë për banorët e Pejës saqë thjesht ‘ringjalli’ shumë njerëz, më saktë votues. Dhe jo vetëm në Pejë, por në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Miketiq, duke publikuar edhe të dhëna që, sipas tij, tregojnë ndryshime në listën e votuesve.

Ai ka theksuar se ekzistojnë gjashtë komuna në Kosovë për të cilat ministria përkatëse serbe nuk publikon të dhëna, duke përmendur Gllogovcin (Drenas), Deçanin, Gjakovën, Shtimen, Kaçanikun dhe Suharekën.

Sipas shifrave të paraqitura nga Miketić, bëhet fjalë për gjithsej mbi 248 mijë votues.

Ai shton se këta votues nuk përfshihen në numrin e përgjithshëm prej rreth 6.5 milionë votuesish që figuronin në zgjedhjet e kaluara në Serbi.

Miketiq ka ngritur dyshime edhe për një rritje të ndjeshme të ndryshimeve të të dhënave personale në disa komuna.

“Shumë votues papritmas e ndryshojnë apo korrigjojnë emrin dhe mbiemrin në listën e votuesve, ndërsa ky numër është rritur tetë deri në dhjetë herë”, ka deklaruar ai.

Tutje ka përmendur Preshevën si një nga shembujt, duke pretenduar se janë shtuar edhe ndryshimet e adresave të banimit dhe regjistrimet e personave jashtë vendit.

Sipas Miketiqit, po përgatiten gjithashtu qendra të reja votimi në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që ai e lidh me dyshimet e tij për manipulime të mundshme.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor 2026. Vendimi për shpërndarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve u nënshkrua më 9 shtator, ndërsa Komisioni Republikan i Zgjedhjeve tashmë ka nisur procedurat zgjedhore dhe certifikimin e listave./The GeoPost/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Caktohet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u bën thirrje të dorëzohen

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Sulmet izraelite në jug të Libanit dëmtojnë dhe shkatërrojnë objekte publike

Sulmet izraelite në jug të Libanit dëmtojnë dhe shkatërrojnë objekte publike

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën