Një 21-vjeçar është proceduar pasi publikoi në rrjetet sociale një video me armë zjarri.
Policia njofton se informacionin për rastin e pranoi më 21 shtator 2026. Hetimet u zhvilluan nga njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj.
Pas veprimeve në terren, policia identifikoi të dyshuarin me inicialet Sh.M. Nga ai u konfiskua një pistoletë me gaz.
Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Lexo po ashtu74 milionë euro në rrezik, “Pastrimi” alarmon për projektin e menaxhimit të mbeturinavePas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.








