Sonte po vazhdojnë protestat në qendër të Prishtinës si reagim kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aty i pranishëm sonte është kryetari i Skenderajt, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një video nga sheshi, ku shihet edhe vetë në mesin e turmës.
“Edhe sonte sheshi i stërmbushur në mbështetje të krerëve të UÇK-së dhe luftës tonë të pastër”, shkruan Sami Lushtaku.




