Përfaqësuesja e Izraelit do të përballet me Kosovën më 14 nëntor në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve të fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, me një emër të ri dhe mjaft interesant në listën e saj.
Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka ftuar për herë të parë talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës katalanase në “El Clasico” ndaj Real Madridit, duke qëndruar në bankën rezervë.
Megjithatë, Izraeli do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Sipas mediumit izraelit “Sport5“, Eliel Peretz dhe Tai Baribo nuk do të jenë në dispozicion për këto dy përballje.
Pas ndeshjes me Kosovën, Izraeli do të luajë edhe kundër Austrisë.











