TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Identifikohen tre viktimat e para nga varreza masive në Zubin Potok

Këtë të shtunë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të  tri viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok. E sipas kreut të qeverisë tri viktimat janë konfirmuar të jenë personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”. 

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
1 0
A A

Pas më shumë se dy dekadash pritjeje, është zbardhur fat i tre personave të zhdukur në luftë.

E identiteti i tyre është konfirmuar përmes analizave të ADN-së.

Krejt kjo pas përmbylljes së gërmimeve 24-ditore në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.”

Pikërisht në  këto lokacione  janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin  23 personave.

Për zbardhjen e identitetit të këtyre tre personave njoftoi këtë të shtunë  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  i cili tha se tri viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

“Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe menjëherë, sot, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë njoftuar familjet e tri viktimave të identifikuara”, theksoi kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se gjatë vizitës që  po e zhvillon në SHBA do të kërkojë të zbardhet fati i personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Edhe gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe në takimet në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ashtu si çdo ditë në punën time dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës e vërteta për fatin e më të dashurve tanë dhe drejtësia për viktimat e familjet e tyre do të jenë në qendër të angazhimit tonë. Pjesë e pandashme e kësaj agjende do të jetë kërkesa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e zotimeve të marra, hapjen e arkivave dhe ofrimin e informacionit që mundëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë”, deklaroi Kurti.

E për këtë ka reaguar edhe U.D. e Presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se do kërkojnë zbardhjen e çdo personi të zhdukur.

“Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999.  Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi. Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim”, tha Haxhiu.

Madje edhe sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë është prioritet i Republikës së Kosovës.

Ndryshe kujtojmë se më 27 korrik ishte konfirmuar gjetja e varrit masiv në Kalludër, gërmimet zgjatën rreth 4 javë, ndërkaq tani jemi në fazën e identifikimit të viktimave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Protestë edhe në Mynih e Koln kundër vendimit të Speciales

Protestë edhe në Mynih e Koln kundër vendimit të Speciales

Paralajmërimi i ekonomistëve: Nafta rrezikon t’i rris edhe çmimet e produkteve të tjera në Kosov

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Identifikohen tre viktimat e para nga varreza masive në Zubin Potok

Identifikohen tre viktimat e para nga varreza masive në Zubin Potok

Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA: Hap gjigant

Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA: Hap gjigant

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën