Mërgimtarët shqiptarë mblidhen në Zürich kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mërgimtarët shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi, me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër. Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Zürichut.
Tubimi në Cyrih është një nga aktivitetet e organizuara nga mërgata shqiptare pas shpalljes së vendimit në Hagë, me kërkesë për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.




