TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKShPK: Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy persona të vdekur

by Tëvë1
44 minuta ago
2
A A
IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 7 gusht deri më 18 shtator 2026, në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor.

Sipas IKSHPK-së, pesë nga personat e infektuar janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10 deri në 19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Të gjithë personat e infektuar janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tre prej tyre janë paraqitur me shenja klinike të meningjitit akut, tre me shenja të meningoencefalitit akut, ndërsa një rast me gjendje febrile.

IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë.

Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve dhe ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm njëri nga shtatë personat e infektuar ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.

Ndërkohë, IKSHPK ka bërë të ditur se në rajon dhe në Evropë janë raportuar raste të shumta të infeksionit. Sipas të dhënave të ECDC-së, nga fillimi i sezonit të transmetimit të vitit 2026 deri më 10 shtator janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës.

Institucionet shëndetësore kanë ndërmarrë masa për monitorimin dhe kontrollin e situatës. Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP-në në Gjakovë, është angazhuar në terren për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike, ndërsa aktivitete të ngjashme janë zhvilluar edhe në Ferizaj.

IKSHPK u ka bërë thirrje komunave, veçanërisht atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre.

Për mbrojtje personale, qytetarëve u rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, si dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare.

Instituti ka njoftuar se në laboratorët e tij po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike do të vazhdojnë./teve1.info/

Tags: KosoverastetTeve1vdekjeVirusi i Nilit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Haxhiu: Pas 27 vitesh, tri familje mësuan fatin e familjarëve të zhdukur nga lufta

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla: Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur është prioritet shtetëror i Kosovës

Identifikohen tri viktima nga varrezat masive në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Identifikohen tri viktima nga varrezat masive në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën