Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë edhe sonte në qendër të Prishtinës.
Organizata “Liria ka Emër” ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 21:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, organizata u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.
“Shihemi n’21:00 n’shesh!”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Për vazhdimin e protestës ka njoftuar edhe organizatori i saj, Çlirim Haziri, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe në ditën e katërt të tubimeve.
“Edhe sonte, bashkë në shesh. UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë. Nuk heshtim përballë padrejtësisë”, ka shkruar Haziri.
Protesta e sonte është paralajmëruar për në orën 21:00 në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë përdorur edhe moton “Jo në emrin tim!”./teve1.info/








