Protesta e nisur në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, më pas është bartur tek zyrat e EULEX-it.
Pavarësisht bllokimit të rrugës nga Policia, një pjesë e protestuesve nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar marshimin në këmbë në drejtim të selisë së EULEX-it.
Situata u monitorua nga afër nga Policia e Kosovës, ndërsa nuk u raportua për incidente.
Protesta te EULEX zgjati deri pas masnate.
Protesta e mbrëmjes u organizua nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila kaloi e qetë.
Protestë ka pasur sot edhe gjatë ditës, në një organizim nga veteranët e luftës.
Të mërkurën Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.







