Konsulenti politik, Ilir Deda, vlerëson se në Kosovë po synohet që të dekurajohen njerëzit që ta shfaqin revoltën e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Ka propagande në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit. Këtë propagandë nuk e di se kush është duke e bërë. Është krijuar një nerrativë krejt tjetër për faktin se katërshja e UÇK-së po vlerësohet për qeverisjen e tyre. Këtu nuk ka të bëjë qeverisja, por dënimi i Kosovës për liri. Nuk mund që gjithçka të përdoren për luftën tonë të brendshme politike”, ka thënë Ilir Deda në emsionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.
Ai ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet në mënyrë që procesi i Apelit në Speciale të përfundojë në të mirë të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës duhet ta mbështesë financiarisht mbrojtjen, por edhe në arenën ndërkombëtare duhet gjetur njerëz me influencë në mënyrë që të ndikojnë në këtë proces”, vlerësoi Ilir Deda.







