TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales

by Teve1
1 orë ago
1
A A
​Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka kërkuar referendum popullor në Kosovë për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Top News”, ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të deklarohen për këtë vendim.

“Pasi vendimi i Dhomave të Specializuara u dha në emër të popullit të Kosovës, atëherë do të ishte e logjikshme që vetë populli të deklarohet përmes referendumit”, tha Ahmeti.

Sipas tij, rezultati i referendumit duhet të jetë detyrues për Dhomat e Specializuara, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i BDI-së kërkoi që institucionet e Kosovës të angazhohen zyrtarisht për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi në Hagë.

Ahmeti propozoi që deri në vendimin përfundimtar të Apelit, ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Sipas tij, kjo mund të bëhet nën garancitë e Policisë dhe të shtetit të Kosovës.

Ai tha se Kosova duhet t’u drejtohet edhe vendeve që kanë mbështetur dhe financuar Dhomat e Specializuara, duke kërkuar mbështetje për to në lidhje me zgjidhjen e çështjes së katërshes së UÇK-së.

Kryetari i BDI-së ka folur edhe për rolin e presidentit të ardhshëm të Kosovës për të cilin tha se duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që ia lejon rendi juridik për faljen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët Specialja i dënoi me 81 vjet burg, në total.

Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe maturi, ndërsa mbështeti protestat popullore dhe paqësore teksa kërkoi që partitë politike të gjejnë një formulë të përbashkët dhe të ndërtojnë qëndrim të unifikuar. Sipas tij, interesi dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës duhet të vendosen mbi dallimet politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza: Së shpejti e konkretizojmë në Kuvend – Çfarë po paralajmëron PDK për Gjykatën Speciale?

Shfuqizimi i Speciales dhe shkarkimi i Gërvallës – dy nga katër kërkesat e organizatorëve të protestës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Fëmijët e lirisë po i prijnë revoltës në Kosovë

Vendimi në Hagë, Qeriqi: Vendim shokues, janë prekur të gjithë luftëtarët e UÇK-së

Vendimi në Hagë, Qeriqi: Vendim shokues, janë prekur të gjithë luftëtarët e UÇK-së

Hill: Nuk besoj se Thaçi është përfshirë në krime, shpresoj që Apeli të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së

Hill: Nuk besoj se Thaçi është përfshirë në krime, shpresoj që Apeli të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën