TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në nderim të Flora Brovinës, bashkëveprimtarët kujtojnë jetën dhe veprën e saj

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Në Prishtinë është mbajtur një mbledhje komemorative në nderim të mjekes, poetes, veprimtares dhe ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila ndërroi jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.

Në këtë tubim, bashkëveprimtarë, mjekë, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarë të figurave të luftës folën për jetën dhe veprimtarinë e Brovinës, duke veçuar angazhimin e saj në mjekësi, humanizëm, letërsi dhe në periudhën e luftës në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se kontributi i Brovinës ishte i pranishëm para, gjatë dhe pas luftës.

“Sot po ndahemi nga një njeri i veçantë, nga njëri prej tyre që dha aq shumë për atdhe, sa veprimtaria e saj, angazhimi para, në luftë e më pas, emrin e Flora Brovinës e bëjnë karakteristikë, të nderuar e të respektuar në rrjedhat e zhvillimit tonë kombëtar e më gjerë. Para se gjithash, ajo ishte një luftëtare e UÇK-së, e cila nga armët në brez deri në kazamatet serbe nuk e ndali veprimtarinë. Me ballë lart nuk u ndal asnjë çast për të furnizuar kolegët me armë, me uniforma, me barna e shërbime, me pajisje shëndetësore dhe me kurajën që ishte qenësore në atë kohë.Edhe në liri u dëshmua si veprimtare, humaniste e atdhetare fisnike”, tha ai.

Galica shtoi se Brovina ishte e përkushtuar ndaj çështjes së lirisë edhe përmes krijimtarisë së saj letrare.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu foli për kontributin profesional dhe human të Brovinës, duke theksuar angazhimin e saj në periudhën kur institucionet shëndetësore në Kosovë ishin të kufizuara nga pushteti i atëhershëm.

“Të gjithë ata që e njohin dhe e njohën, e dinë se do të rreshtoja fjalët më me shprehje, më me vërtetësi, me ngjyrat më të ngrohta, shumë ngadhënjyese, xhevahirdashëse dhe me të drejtë një përshkrim të po mbajnë këtë ndjesi, e quajnë “luanesha shqiptare”. Sot në emër të Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Këshillit të Mjekëve, përkulemi me respektin më të thellë para jetës dhe veprës së Flora Brovinës. Flora i takon atij brezi të hershëm të mjekëve shqiptarë në Kosovë, të cilët profesionin e mjekësisë nuk e patën vetëm si punë, por mision. Ajo në profesionin e vet të mjekësisë nuk u kufizua vetëm brenda mureve të spitalit apo ambulancës. Përreth viteve ’90 ajo është angazhuar edhe si gazetare në “Rilindja”, ku e pa rëndësinë se sa është e nevojshme dhe e dobishme komunikimi me popullatën, ndërgjegjësimi i saj për nevojat e shëndetit publik. Ajo përdori dijen e saj që të bëjë atë që do të duhej ta bënin institucionet tona që ishin të mbyllura si shkak primar i pushtuesve”, tha ai.

Sipas Sejdiut, Brovina e vuri profesionin e saj në shërbim të njerëzve edhe në rrethana të rrezikshme.

Ish-ushtarja e UÇK-së, Ibadete Canolli, e kujtoi Brovinën si një grua të fortë, humane dhe të përkushtuar, nga e cila, siç tha, kishte mësuar shumë.

“Ajo ishte një grua e fortë, humane dhe e përkushtuar. Një grua që fluturonte me guximin, mirësinë dhe përkushtimin e saj. Ishte dhe mbetet modeli i gruas shqiptare në luftën për liri dhe bashkim kombëtar. Doktoreshë, fjalët duken të vogla përballë asaj që ishe dhe asaj që le pas. Do të na mungojë zëri yt, prania jote dhe ajo forca e veçantë me të cilën na frymëzoje. Mësova shumë nga ti, mësova profesionin, mësova t’i dua pa kushte njerëzit e vendit tim”, theksoi ajo.

Në emër të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili ndodhet në Hagë, foli e bija e tij, Buna Mustafa, duke përcjellë mesazhin e tij për Brovinën.

“Nga shokët e tij në Hagë, dua t’ju shpreh dhimbjen e tyre të thellë për humbjen e bashkëveprimtares e bashkëluftëtares të tyre. Ngushëllojmë familjen dhe të gjithë shoqërinë. Përmes telefonatës, babi më obligoi të ndaj me ju disa fjali, fjalët e tij: Bota duhet të dijë se kush ishte veprimtarja Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës, krahu i djathtë i imi dhe i Isa Kastratit. Ishte luftëtare e gerilës. Flora ishte UÇK”, tha Mustafa.

Ish-i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli, foli për arrestimin dhe burgosjen e Brovinës, duke rikujtuar periudhën e saj të qëndrimit në burgjet e Kosovës dhe të Serbisë.

“Pikërisht për veprimtarinë e saj patriotike çlirimtare, Flora u arrestua, u burgos dhe u dënua me 12 vjet burg. Prandaj, edhe kalvari i vuajtjeve të saj ishte pa fund. Ndarja larg fëmijëve e familjes në qelitë e ftohta të burgjeve të Kosovës e pastaj transferimi në burgjet serbe, njëherë në Pozharevc e pastaj në Nish. Në këto burgje, siç do të dëshmojë edhe vetë pas çlirimit të saj, u mbajt e izoluar pjesën më të madhe të kohës së dënimit. Megjithë këto rrethana të krijuara, doktoresha gjeti kurajën për të përballuar stoikisht krejt vuajtjet fizike e shpirtërore, pa u trembur e me dinjitet. Nuk lejoi që burgu t’i mposhtë shpirtin. Përkundrazi, vuajtja e forcoi karakterin e saj. Ajo ishte e vetëdijshme se ishte në qeli jo pse kishte bërë krim, por pse i është mohuar liria si shqiptare, për shkak të bindjeve të qëndrimit të saj ndaj okupatorit. Pas çlirimit, u bën amnistitë e të burgosurve dhe edhe doktoresha Flora u lirua. Pas burgut, Flora vazhdoi veprimtarinë e saj publike si mjeke, si poete dhe si një nga drejtueset e Lidhjes së Gruas Shqiptare të Kosovës, si humaniste dhe si deputete e Parlamentit të Kosovës”, tha Xhemajli.

Flora Brovina ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë. Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Flora Brovina ishte një nga figurat kryesore në organizimin e ndihmës për civilët dhe viktimat e dhunës.

Ajo themeloi dhe drejtoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila ofronte ndihmë mjekësore dhe psikologjike për viktimat e dhunës seksuale dhe të të drejtave të njeriut.

Në vitin 1999, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, Brovina u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dënua me 12 vjet burg për “aktivitet terrorist”. Ajo u lirua më 1 nëntor 2000, pas ndërhyrjes ndërkombëtare dhe largimit të forcave serbe nga Kosova.

Flora Brovina u bë anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike në Kosovë (PDK) në qershor 2002 dhe e kryesisë së partisë në tetor 2006. Ajo u rizgjodh në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 2004, 2007 dhe 2010.

Pas luftës, Flora Brovina vazhdoi angazhimin e saj në politikë dhe shoqëri. Ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2001 dhe ka qenë aktive në promovimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve, si dhe në proceset e shtet- ndërtimit në Kosovë./rtk

Tags: Flora BrovinaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

Në nderim të Flora Brovinës, Xhemajli kujton burgosjen dhe vuajtjet e saj

Në nderim të Flora Brovinës, Xhemajli kujton burgosjen dhe vuajtjet e saj

“Kam dëgjuar se Muhamet Lika kishte pasur marrëdhënie me nënën e të dyshuarit” – dëshmitari

“Kam dëgjuar se Muhamet Lika kishte pasur marrëdhënie me nënën e të dyshuarit” – dëshmitari

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

Në nderim të Flora Brovinës, Xhemajli kujton burgosjen dhe vuajtjet e saj

Në nderim të Flora Brovinës, Xhemajli kujton burgosjen dhe vuajtjet e saj

“Kam dëgjuar se Muhamet Lika kishte pasur marrëdhënie me nënën e të dyshuarit” – dëshmitari

“Kam dëgjuar se Muhamet Lika kishte pasur marrëdhënie me nënën e të dyshuarit” – dëshmitari

Endrit Thaçi edhe sot në protestën kundër vendimit dënues ndaj çlirimtarëve

Endrit Thaçi edhe sot në protestën kundër vendimit dënues ndaj çlirimtarëve

FCSB synon transferimin e Emërllahut në janar

FCSB synon transferimin e Emërllahut në janar

Nis protesta kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nis protesta kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën