Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar stafin e saj që të shmangë lëvizjen në Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kohës së protestës së paralajmëruar.
“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar demonstrata të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00 në Sheshin Skënderbej. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut në zonat përreth. Për shkak të grumbullimeve të mëdha dhe ndërprerjeve të trafikut, ju lutemi shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ambasada Amerikane.







