Hamza njofton për takime ndaras me tre lideret e partive politike
Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza , përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar per takim me tre liderët e partive politike në vend.
Hamza ka njoftuar se takim ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.
“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.I falënderoj të tre për takimet.Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tone”, shkroi Hamza







