TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by Teve1
1 orë ago
1
A A
GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur “zhgënjimin e thellë” lidhur me aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në komunikatë, GLPS e cilëson aktgjykimin si një moment veçanërisht të ndjeshëm për shoqërinë kosovare.

“Për një popull që ende jeton me dhimbjen e luftës, që vazhdon të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të zhdukurit dhe që e ka përjetuar luftën si një përpjekje për çlirim nga një regjim agresor dhe shtypës, ky aktgjykim nuk mund të trajtohet si një vendim i zakonshëm gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

GLPS kërkon që përfundimet e shkallës së parë të shqyrtohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme nga Dhoma e Apelit.

“Presim që Dhoma e Apelit të luajë rolin e saj në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme dhe të jetë në gjendje të shqyrtojë në mënyrë të pavarur dhe në kohë të arsyeshme nëse përfundimet e shkallës së parë janë të mbështetura në ligj dhe në prova”, thekson GLPS.

Organizata juridike nënvizon se pozita politike apo ushtarake e një personi nuk mund të jetë bazë e mjaftueshme për përcaktimin e fajësisë.

“Pozita politike apo ushtarake nuk mundet që me automatizëm të cilësojë si fajtor askënd nëse nuk provohet lidhja kauzale shkak-pasojë me prova bindëse, justifikim të plotë dhe të ligjshëm të zhvilluar në një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm”, thuhet në komunikatë.

GLPS shpreh shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të provave gjatë procesit, duke ngritur çështjen e respektimit të standardit të provës.

“Sipas GLPS-së, mënyra se si duket që janë trajtuar dhe vlerësuar provat në këtë proces krijon shqetësime serioze se standardi i provës përtej dyshimit të arsyeshëm është cenuar në mënyrë serioze”.

Në reagim kërkohet gjithashtu që aktgjykimi të shqyrtohet në kontekstin e plotë të luftës në Kosovë dhe të praktikës së drejtësisë ndërkombëtare.

“E drejta ndërkombëtare nuk mund të funksionojë mbi standarde të dyfishta”, deklaron GLPS, duke kërkuar që në analizë të merret parasysh edhe mënyra se si janë trajtuar rastet e zyrtarëve të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të aparatit shtetëror serb të gjykuar për krimet e kryera në Kosovë.

GLPS vlerëson se ky disproporcion “kërkon shqyrtim serioz dhe nuk mund të relativizohet apo të lihet jashtë debatit mbi drejtësinë për luftën në Kosovë”.

Organizata kritikon edhe kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke rikujtuar se gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është një prej parimeve themelore të drejtësisë.

“Ky aktgjykim vjen pas një procesi penal jashtëzakonisht të gjatë, i cili ka zgjatur me vite dhe ka pasur pasoja të rënda për ish-krerët e UÇK-së, e që në praktikë ka cenuar një nga parimet themelore të drejtësisë që është gjykimi në kohë të arsyeshme”, thuhet në komunikatë.

GLPS thekson se kritika ndaj vendimeve gjyqësore nuk bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit.

“Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk kërkon heshtje përballë vendimeve të tij. Përkundrazi, kërkon që kritika të mbështetet në fakte dhe që çdo gabim i konstatuar të korrigjohet përmes mjeteve ligjore”, thuhet në reagim.

Në fund, GLPS përsërit qëndrimin e saj për kontekstin historik të luftës në Kosovë.

“Duhet të përsërisim një të vërtetë historike të padiskutueshme: Kosova ishte viktima e luftës”, thuhet në komunikatë.

Sipas GLPS-së, lufta e UÇK-së ishte “rezistencë dhe luftë për çlirim nga një regjim shtypës dhe agresor”, ndërsa sakrifica e qytetarëve të Kosovës për liri dhe dinjitet “nuk mund të vihet asnjëherë dhe nga askush në pikëpyetje”.

GLPS u bën thirrje institucioneve të Kosovës që në fazën e ardhshme të procesit të veprojnë me unitet dhe përgjegjësi.

“Ky moment nuk kërkon përçarje, por qetësi dhe bashkim rreth parimeve të drejtësisë, të së vërtetës, rezistencës dhe luftës së drejtë të UÇK-së dhe të mbrojtjes së dinjitetit të Kosovës”, përfundon komunikata.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studentët protestojnë në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Studentët protestojnë në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese la paqartësi, VV nuk e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar

​Kusari – Lila beson se verdikti i Hagës mund të korrigjohet, apelon për bashkim e maturi

​Kosova priu me numrin e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë korrikut, italianët në vendin e dytë

​Kosova priu me numrin e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë korrikut, italianët në vendin e dytë

Totaj akuzon qeverinë që ndali fondet për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së

Totaj akuzon qeverinë që ndali fondet për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën