TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

by Teve1
54 minuta ago
1
A A
Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti, ministrin për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, njëkohësisht djali i Ukshin Hotit ka deklaruar se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ka theksuar se një nismë e tillë kërkon edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb.

“Unë jam ministër tash, por kam qenë edhe deputet. Me dëshirën më të madhe do ta votoja me dy duar zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ne kemi një Kushtetutë dhe na duhet edhe vota e shumicës serbe”, ka deklaruar Hoti në Euronews Albania.

Ai ka shprehur dyshime se një vendim i tillë do të mund të miratohej në Kuvend, edhe nëse do të varej vetëm nga vullneti i deputetëve.

“Unë nuk besoj se, po të ishte në dorën e deputetëve, do të votohej kjo punë”, ka thënë Hoti.

Andin Hotin, ministrin për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, njëkohësisht djali i Ukshin Hotit, një prej figurave më të rëndësishme të rezistencës intelektuale dhe politike në Kosovë, i zhdukur pasi doli nga burgu i Dubravës në vitin 1999.

Hoti kishte një reagim të fortë dhe emocional pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, dhe e cilësoi drejtësinë ndërkombëtare si të padrejtë ndaj shqiptarëve, duke deklaruar se ajo “shpërblen agresorin dhe dënon viktimën”. Sipas Hotit, vendimi i fundit dhe mënyra se si është trajtuar lufta në Kosovë janë dëshmi se Gjykata Speciale është ngritur dhe funksionon si një mekanizëm politik.

Hoti tha se në emër të popullit të Kosovës, personat e dënuar nga Gjykata Speciale janë çlirimtarë dhe jo kriminelë.

“Unë mendoj që drejtësia ndërkombëtare në shumë raste ka qenë e padrejtë ndaj popullit shqiptar. Në rastin konkret, shpërblen agresorin dhe dënon viktimën. Dhe besoj që kjo që ka ndodhur sot dhe ajo që ka ndodhur në të kaluarën është dëshmi e asaj që kam thënë edhe më herët, që kjo gjykatë është një gjykatë politike dhe është krijuar politikisht.

Në emër të popullit të Kosovës këta janë çlirimtarë, nuk janë kriminelë. Nuk mund të flasësh në emër të popullit të Kosovës dhe njëkohësisht të dënosh çlirimtarët e Kosovës.

Aty ku jam unë aktualisht, janë mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur dhe të masakruar, të cilët janë gjetur para dy javësh në Zubin Potok. Këtu është edhe laboratori ku po bëhet përputhja e ADN-së.

Krejt Serbia deri më sot është dënuar me 61 vite burg për gjenocidin në Kosovë, ndërsa çlirimtarët tanë janë dënuar me 81.

Për mua ka qenë një moment emocional, sepse më kujtoi procesin e babait tim, para 32 vitesh, në` Gjykatën e Qarkut të Prizrenit, ku ai u dënua nga autoritetet serbe për aktivitetin e tij politik për lirinë e Kosovës. Dhe kur shikon sot fytyrat e djemve të këtyre katër heronjve dhe sheh dhimbjen e tyre, është shumë e vështirë të përmbahesh. Kjo dhimbje vazhdon me dekada dhe me shekuj.

Sot në Kosovë janë ende 1 560 persona të zhdukur që kërkohen. Serbia refuzon të komunikojë për fatin e tyre. Serbia e bën Ratko Mladiqin hero. Ndërsa Bashkimi Evropian vetëm jep një deklaratë publike, financon, jep rrugë për në Bashkimin Evropian, ndërsa çlirimtarët e Kosovës dënohen”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Nuk kemi luksin të rrimë e të presim, duhet si shtet dhe si institucione, të reagojmë seriozisht

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Policia: Dyshohet se një grua është dhunuar në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën