Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Prizren.
Sipas policisë, të mërkurën është njoftuar se viktima ishte larguar nga shtëpia më 13 shtator dhe që nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Ngjarja është raportuar në rrugën “Xhafer Xërxa” në Prizren.
Ky rast është duke u hetuar nga autoritetet.







