Në rajonin e Gjakovës janë raportuar tre raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës 05:40, ku dy burra dyshohet se janë rrahur mes vete.
Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet në kërkim policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 19:00.
Policia ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti i tretë është raportuar rreth orës 22:30. Një tjetër burrë është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar fizikisht një grua.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.







