Sonte në Prishtinë është organizuar një protestë përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po kundërshtohet vendimi i sotëm në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët u dënuan me 81 vite burgim.
Protestues të pranishëm i kanë shpërndarë ujë zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilën e kanë krijuar një mburojë për ta ruajtur ndërtesën e Qeverisë, raporton Tëvë1 gjatë emisionit “Infonata”.
Ata thonë se nuk janë kundër Policisë së Kosovë, por kërkojnë që Qeveria dhe deputetët të reagojnë rreth dënimeve të shqiptuara në Hagë.
Protesta e sotme është përcjell edhe me tensione ku janë hedhur mjete piroteknike dhe është tentuar që të largohet mburoja e krijuar nga Policia.







