TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Majko: Vendimi i Hagës na bëri të qartë se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm njëra-tjetrën

by teve1
1 orë ago
1
A A
Majko: Vendimi i Hagës na bëri të qartë se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm njëra-tjetrën

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës.

Për Majkon, vendimi i sotëm ka edhe një dimension personal.

Në vitet e luftës së Kosovës, ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte një prej drejtuesve të UÇK-së dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje.

“Hashim Thaçi është drejtues i delegacionit të Rambujesë që e bëri për herë të parë Kosovën subjekt të të drejtave ndërkombëtare. Hashimi ishte një luftëtar, ishte një drejtues. Jam krenar që e kam pasur dhe do ta kem mik. Madje tani do ta kem mik më shumë”, u shpreh ish-kryeministri Majko.

Pa i fshehur emocionet, ai e cilëson vendimin si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpreh shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës së Kosovës.

“Ky vendim nuk e ndryshon historinë, por në çdo rast është një vendim i një gjykate ndërkombëtare, ai do të gjykojë, por sesa do të peshojë me kalimin e kohës, do t’i lihet rrethanave. Dëshiroj të them që, megjithëse dëgjoj se UÇK-ja doli e pastër, kam një ndjenjë pesimizmi. Është disa herë që përpiqen të na deformojnë historinë. Nuk mund të thuash doli nga kjo histori e pastër UÇK-ja, që doli e papërlyer. Është fakt historik që UÇK-së ose i janë vrarë, ose i janë dënuar. Kjo është dramë dhe duhet vlerësuar thellësia e saj”, u shpreh ai për Top Channel.

Majko thotë se në këtë moment Kosova dhe Shqipëria duhet të tregojnë një qëndrim dinjitoz dhe të shmangin përplasjet me drejtësinë.

Ai kujton edhe reagimet emocionale pas vendimit, duke thënë se drama njerëzore e këtij procesi nuk mund të anashkalohet.

“Ky vendim dramatik i Hagës na bëri të qartë se Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës. Sot kanë parë të gjithë njerëz duke qarë, fëmijë dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Drama nga pikëpamja njerëzore është e jashtëzakonshme. Nuk ka nevojë të qajnë, por të kenë një qëndrim dinjitoz. Nuk është i fuqishëm ai që shan një vendim gjykate. Çdo inat karshi saj më duket dobësi”, tha Majko.

Për Majkon, beteja juridike nuk ka përfunduar.

Ai thekson se tashmë mbetet edhe procesi i Apelit dhe kërkon që vendimi të shihet përtej fatit individual të të dënuarve.

“Tani është edhe Apeli dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria duhet ta vlerësojnë këtë jo si akt personal, por si akt që na ka goditur të gjithëve. Në luftë është shumë e vështirë të ndash një akt personal nga një akt kolektiv”, u shpreh ai.

Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 me vendim të Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Për ish-kryeministrin shqiptar, pranimi i kësaj gjykate ishte një çmim që Kosova zgjodhi të paguante në rrugën e saj drejt konsolidimit ndërkombëtar.

“Mënyra se si u formua ky vendim ishte si një çmim. Mendoj se akti i krijimit të kësaj gjykate kërkoi një trimëri të caktuar dhe, në fund të fundit, askush nuk mund të akuzojë nga pikëpamja ndërkombëtare apo historia. Ky vendim u mor se subkoshienca e shqiptarit është e vetëdijshme se gjithçka është paguar ose me vrasje, ose me burgosje. Nuk na zhgënjyen”, thotë Majko.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​​Edhe Dua Lipa reagon pas dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

​​Edhe Dua Lipa reagon pas dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Rrahmani në protestën para Qeverisë: Vendimi i Speciales i padrejtë, PDK-ja po shqyrton veprimet juridike

Rrahmani në protestën para Qeverisë: Vendimi i Speciales i padrejtë, PDK-ja po shqyrton veprimet juridike

Deputeti i LDK-së, Sadiku: Sonte do ta votoja Thaçin për president me 100 vota

Deputeti i LDK-së, Sadiku: Sonte do ta votoja Thaçin për president me 100 vota

Dënimi që shokoi kosovarët – Mes lotësh, hoxhë Fatmir Latifaj fton popullin për përmbajtje

Dënimi që shokoi kosovarët – Mes lotësh, hoxhë Fatmir Latifaj fton popullin për përmbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën