Mes lotësh e emociones, Hoxhë Fatmir Latifaj ndjek akgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së: U barazuan krimet e Serbisë.
Vëmendja është e lartë.
Me plotë emocion, hoxhë Fatmir Latifaj po e përcjellë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi dënues ndaj bashkëluftëtarëve, ishte lajmi që hoxhë Fatmiri nuk donte ta dëgjonte. (Effect 04:58 – 05:20 tu kajtë masi e merr vesh aktgjykimin dhe thotë: Rren është kjo)
Latifaj thotë se ky vendim nuk është i drejtë, pasi barazohet me krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
“444 masakra, një mijë e 485 fëmijë nën moshën 17-vjeçare na i ka pre e gri e pre Serbia, mbi 20 mijë gra femra shqiptare na i ka dhunu e përdhunu. Pastaj mbi 1 milion na i ka depërtu, mbi 285 xhami na i ka rrënu, shumë infrastrukturë na i ka shkatërru, 12 mijë njerëz na i ka pre e gri, këto janë fakte që nuk mohonen, nuk relativizohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Latifaj.
Mirëpo, ai bën thirrje për të gjithë që të shfaqin durim dhe të presin ankimimin e këtij vendimi.
“Unë i thërras gjithë popullit shqiptar, pavarësisht të xhamive, apo qofshin të tjerëve rrugëve, por të gjithë jemi shqiptarë dhe sahqiptarinë e kemi të përbashket, e lus Zotin e madh për qetësi, shqiptarët nuk bënë me leju me ran ë provokimin e asnjë agjenture që thirret në emër të çlirimtarëve runa zot për dhunë apo përshkallëzim sepse ne jemi çlirimtarë dhe paqësor dhe me të gjitha mjetet do ta rrëzojmë këtë aktvendim të pabazë”, tha Latifaj.
Latifaj ishte edhe pjesë e UÇK-së, derisa në përkrahje të ish-krerëve, bashkë me xhematlinjtë vendosën edhe flamurin në xhaminë e Lagjes Shipol.



