Qetësia kishte kapluar fshatin Burojë të Skenderajt mëngjesin e 16 shtatorit.
Rruga që të shpie te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte mbushur me flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E lëvizjet filluan të shpeshtohen pak para fillimi të seancës ku pritej te jepej aktgjykimi për bashkëfshatarin e tyre.
Shtëpia ku u lind e u rrit 58 vjeçari emri i të cilët do përmendej në proceset kyçe të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës u bë vendi ku do të dëgjohej vendimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale.
Këtu, herët erdhi edhe vëllai i Hashimit, Gani Thaçi i cili po priste kthimin e ish-presidentit pas afër 6 viteve
“Besimi në luftën e pastër të UCK-së, besimin në Zotin, edhe në drejtësin e drejtë”, deklaroi Gani Thaçi.
Përveç familjarëve, lirinë e çlirimtarëve e pritën edhe bashkëfshatar të Hashim Thacit.
“Ishalla don Zoti dhe i shohim te lirë, ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaci dhe tre shokët e tij të lirohen se janë të pafajshëm”, tha Faik Thaçi.
“Po presim që sa më parë që na gëzon Zoti më u liru Hashim Thaçi, ai 6 vjet i mbajti pa kurfarë krimi, pa kurfarë pengese që i ka bërë dikujt, ate e kanë marrë të pafajshëm”, deklaroi Halim Thaçi.
Seanca filloi.
Më vëmendje u përcollën edhe deklarimet e gjykatësit.
Por ky vendim solli edhe zymtësi mbi vendlindjen e ish presidentit.
Por ani pse u dënua me 25 vite, Gani Thaci përsëri pret lirimin e vëlla të tij.
“Jemi fuqishëm të bindur në pafajësi e presim apelin”, theksoi Gani Thaçi.
Pa fjalë e të zhgënjyer nga kjo derë dolën familjarët tjerë te Thaçit.
E për tu solidarizuar më familjen Thaci në fshatin Burojë erdhën edhe disa qytetarë.
“Çka më fol se këto janë gjitha rrena, janë gëra të montuara, jemi shumë keq.Nuk jeni familjar por e ndjej si më qenë një vëlla i im, si një prind i imi, ishalla Zoti i ruan këta”, thotë njëri qytetar.
“Kemi ardh me soldorazu me familjen e Hashim Thacit dhe më i dhënë një përkrahje dhe gjithmonë na ka pas vete. Krime ka bërë serbia, të gjitha këto që janë fol kanë qenë dëshmi të Serbisë dhe tradhtareve shqipfolsa”, tha qytetari Fali Aliu.
Para shtëpisë së familjes Thaci gjatë ditës qëndroi edhe një patrullë e Policisë së Kosovës.






