Ali Ahmeti ka reaguar pas verdiktit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se këtë vendim e konsideron të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.
“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, tha Ahmeti.
Tutje, ai bëri thirrje për maturi dhe unitet.
“Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”, tha tutje ai.
Më tej, Ahmeti u shpreh se procesi nuk përfundon këtu, duke shtuar se beson që mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike.







