TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

by Tëvë1
55 minuta ago
1
A A
Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale sot pritet të shpall aktgjykimin në  procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin sot para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj tyre.

Seanca është caktuar të nisë në orën dhjetë dhe do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të transmetohet edhe përmes platformave të Dhomave të Specializuara, me dhjetë minuta vonesë dhe në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill të vitit 2023. Pas më shumë se dy vjetësh të paraqitjes së provave, dëshmive dhe argumenteve të palëve, faza e provave u mbyll më tetëmbëdhjetë dhjetor të vitit dymijë e njëzet e pesë. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga nëntë deri më 18 shkurt të këtij viti.

Gjatë procesit kanë dëshmuar 134 dëshmitarë. Prej tyre, 125 janë thirrur nga Prokuroria, dy nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë nga ekipet e Mbrojtjes. Në proces marrin pjesë edhe njëqind e pesëdhjetë e gjashtë viktima.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Vëmendja në Kosovë dhe në Hagë është përqendruar sot te shpallja e aktgjykimit, ndërsa në kryeqytetin holandez kanë udhëtuar qytetarë, familjarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga Kosova.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Altin Krasniqi para Gjykatës Speciale: Presim që ata të lirohen

Altin Krasniqi para Gjykatës Speciale: Presim që ata të lirohen

Direkt nga Haga: Vendimi i madh për ish-krerët e UÇK-së

Direkt nga Haga: Vendimi i madh për ish-krerët e UÇK-së

Familjarët e Thaçit dhe Selimit mbërrijnë në Gjykatën Speciale

Familjarët e Thaçit dhe Selimit mbërrijnë në Gjykatën Speciale

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën