Flamuj të tillë janë vendosur gjithandej sheshit të Skënderajt.
Në këtë formë qyteti është bërë gati për të pritur vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Emocione me prit këtu në shesh unë, me vendos edhe plisin këtu në kokë. Kemi mendime të mira për ta, janë duke u mbajtur pa pikë lidhje, ata mendoj që janë të pafajshëm e me i liru gëzohemi krejt, familjarët e tyre e ne mbas tyre. Serbet cka nuk kanë bërë në Kosovë janë që prezantohen e që nuk prezantohen ata sen të mirë nuk kanë bërë, kanë vrarë pleq , të rinjë, fëmijë edhe bebet i kanë nxjer nga nënat tona”, u shpreh një qytetar.
Emocione të mëdha ka edhe Azem Rexha, djal dëshmori.
“Vendimi nesër që ka me u marr për krerët e UÇK-së ka një rëndësi shumë të vecantë se përveç se po gjykohet tërë historia dhe baza që është ndërtuar pavarësia e Kosovës në një far mënyrë po gjykohet edhe i tërë populli. Shpresoj edhe mendoj që vendimi ka me qenë lirues për të gjithë”, ka thënë djali i dëshmorit, Azem Rexha.
Ndonëse optimizmi në Skënderaj për lirimin e katërshes drejtuese të UÇK-së është i lartë, ekzistojnë edhe doza dyshimi për një vendim ndryshe.
“Është zhgënjim në kuptimin e vendimeve demokratike në botë do të ishte një zhgënjim. Për mua dhe për secilin që e kupton se çka është demokracia çka është lufta për liri, për popullin tanë edhe çka është me u lirua e me nejt të lirë sot njerëzit që kanë kryer gjenocidin më të rëndë në historinë e popullit shqiptar. Do ishte një zhgënjim edhe një kuptim që që në botë nuk ka drejtësi”, për mua nëse këta dënohen unë zhgënjehem në drejtësinë e popujve demokratike e popujve më të fuqishme”, ka thënë një qytetarë tjetër.
E lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, po e pret edhe ky i moshuar.
“E meritojnë krahu i luftës, inshalla i presim mirë”, u shpreh edhe një qytetar.
që nga sonte në ora 20:00, në sheshin e Skënderajt do të mblidhen një grup i qytetarëve, për të qëndruar aty deri nesër në shpallje të aktgjykimit.
Për këtë organizim, njoftoi vet i pari i komunës, Sami Lushtaku.






