TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

by teve1
1 orë ago
1
A A
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi theksoi po ashtu se Kosovës i duhen institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Në seancën konstituive të mbajtur të dielën, më 13 shtator, u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga komuniteti serb dhe pakicat joserbe, teksa kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar organin ligjvënës pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – fuqisë së dytë politike në vend.

Pak orë më vonë, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u votua Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, ndërkaq në të morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe të komuniteteve joshumicë.

PDK-ja, e cila nuk mori pjesë në seancën konstituive, paraprakisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte votuar në seancën e 11 shtatorit.

LVV-ja më pas tha se do ta përkrahte kandidaturën e Çitakut, por PDK-ja nuk mori pjesë në seancë.

Po më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga LVV-ja, ndërkaq Haxhiu ishte zgjedhur në krye të organit ligjvënës në seancën paraprake të mbajtur më 9 shtator.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri, derisa të shqyrtojë nëse konstituimi i tij është bërë në përputhje me Kushtetutën.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian gjithashtu konfirmoi se BE-ja është në dijeni edhe sa i përket kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve, duke vlerësuar se i takon këtij institucioni të shprehet për kërkesën e paraqitur.

Dy deputetë të kësaj partie, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, e dorëzuan ankesën në emër të partisë të hënën në mëngjes.

Duke folur për mediat pas dorëzimit të ankesës, Tahiri tha se “është e rëndësishme që të vendoset masë e përkohshme fillimisht, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, si dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.

Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional

Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional

​Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për sulm seksual, i ndalohet puna për 5 vjet në shkolla

​Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për sulm seksual, i ndalohet puna për 5 vjet në shkolla

Përfundon paraqitja e fjalëve përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

Përfundon paraqitja e fjalëve përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

Paralajmërimi i Ambasadës së Amerikës për demonstrata, Syla: Edhe ish-ushtarët e UÇK janë ‘ushtarë amerikanë’

Paralajmërimi i Ambasadës së Amerikës për demonstrata, Syla: Edhe ish-ushtarët e UÇK janë ‘ushtarë amerikanë’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën