TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

by Teve1
1 orë ago
0
A A
VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

Koalicioni i partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut (VLEN) ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare.

Në një qëndrim të publikuar të hënën, VLEN ka thënë se lufta çlirimtare e Kosovës dhe rrugëtimi drejt pavarësisë janë ndër periudhat më të ndjeshme, por edhe më të lavdishme të historisë së shqiptarëve.

“Ne shqiptarët e kemi ende të gjallë kujtesën për vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën e shqiptarëve përballë një regjimi represiv”, thuhet në reagim.

Sipas VLEN-it, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte “luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare për liri, dinjitet dhe mbijetesë”.

“Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme. Ajo u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve, mbi qëndresën e shqiptarëve dhe mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar VLEN.

Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, VLEN ka theksuar se ata po përballen me një proces të rëndë, por ka rikujtuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

“Akuzë nuk është aktgjykim. Presumimi i pafajësisë është parim themelor i drejtësisë dhe duhet të respektohet deri në fund”, thuhet në reagim.

VLEN ka thënë se qëndron pranë Republikës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së.

“Historia nuk rishkruhet me akuza. Shpresojmë dhe besojmë që Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre”, përfundon qëndrimi i VLEN-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bin Salman takohet me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së në Xheda

Bin Salman takohet me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së në Xheda

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kallas thotë se Rusia synon të frikësoj vendet perëndimore pas një sulmi në trenin e pasagjerëve

Kallas thotë se Rusia synon të frikësoj vendet perëndimore pas një sulmi në trenin e pasagjerëve

BQK përfshihet në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për EUREP

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Kryetarja e AfD-së u bën thirrje ukrainasve në Gjermani të kthehen në vendin e tyre

Kryetarja e AfD-së u bën thirrje ukrainasve në Gjermani të kthehen në vendin e tyre

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën