TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

by Teve1
52 minuta ago
3
A A
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga e shumëpërfolur që pritet të lidhë Prizrenin me Tetovën ka nisur të jetësohet në terren, por përtej kufirit. Autoritetet lokale në Tetovë kanë filluar me vetëfinancim hapjen e trasesë së parë dhe kilometrave të para drejt vendit ku është paraparë tuneli ndërkufitar. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon te dikasteret qeveritare për të finalizuar projektin e madh infrastrukturor.

Traseja që pritet të afrojë Tetovën me Prizrenin po hapet me ritme intensive. Deri më tani janë jetësuar kilometrat e para të qarkores mbi fshatin Shipkovicë, e cila parashihet të lidhet me pjesën ku do të hapet tuneli. Ky projekt po zhvillohet me buxhet vetanak të autoriteteve lokale të Tetovës, të cilët synojnë të mbyllin fazën e parë përpara se të kërkojnë mbështetjen e ekzekutivit qendror.

“Pra, nga fshati Shipkovicë deri te tuneli, i cili parashikohet të lidhë Tetovën me Prizrenin, projekt ky i cili kushton 250 mijë euro, i tëri i financuar nga Komuna e Tetovës, është duke u punuar intensivisht dhe së shpejti kjo trase pritet të depërtohet plotësisht. Më pas do të shkojmë me fazën tjetër, për asfaltimin e kësaj traseje, mirëpo për punën e asfaltimit të rrugës Tetovë–Prizren deri te tuneli do të shohim edhe mundësitë e bashkëpunimit edhe me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, tha Albi Qamili, Zv. kryetar i Komunës së Tetovës.

Sa i përket ndërtimit të tunelit, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se së shpejti pritet të hapet tenderimi për projektimin e tij. Ndërkaq, në takimin e fundit të zhvilluar në Shkup, zëvendësministrat e Transportit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova konfirmuan se dy qeveritë janë duke sinkronizuar hapat për pjesën ndërkufitare. Përmes një komunikate, Ministria e Transportit në Shkup ka sqaruar ecurinë e mëtejshme.

“Pas përfundimit të projektimit do të mund të përcaktohen në mënyrë precize edhe vlera e investimit për ndërtimin, mënyra e financimit dhe pjesa që do të mbulohet nga secila prej dy qeverive”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Projekti i rrugës Tetovë–Prizren synon të krijojë një korridor të ri tregtar dhe ekonomik, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e transportit ndërmjet dy shteteve. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon te dikasteret qeveritare për të finalizuar projektin e madh infrastrukturor. /Rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën