TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar se po synon të “suspendojë çdo rregull”, përfshirë normat kushtetuese, politike, morale e njerëzore.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Kurti, po vepron “si një monark”, duke shpallur Kuvendin të konstituuar, zgjedhur Qeverinë dhe marrë vendime pa përgjegjësi politike e kombëtare.

Çitaku ka deklaruar se kjo qasje nuk do të kalojë, duke theksuar se Republika nuk funksionon sipas vullnetit të një personi dhe se Kushtetuta nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.

Ajo ka paralajmëruar se PDK-ja do të përdorë çdo mjet politik dhe juridik për rikthimin e, siç tha, demokracisë, ligjshmërisë dhe rendit kushtetues, ndërsa për pretendimet lidhur me Listën Serbe tha se folën ata vetë, me votë, në Kuvend.

“Albin Kurti po synon me suspendu çdo rregull. Çdo normë. Jo vetëm kushtetuese e politike, por edhe morale e njerëzore. Vetë, si një monark i një kohe të kaluar, jashtë çdo rregulli, e shpall Kuvendin të konstituuar, e zgjedh Qeverinë, merr vendime. Ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike e kombëtare për situatën në të cilën e ka sjellë vendin. Por kjo mendësi nuk ka me kalu. Republika nuk funksionon sipas vullnetit të një njeriu. Kuvendi nuk është pronë private. Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen e çka jo. PDK as nuk joshet, as nuk shantazhohet, e as nuk nënshtrohet. Kemi me përdorë çdo mjet politik dhe juridik për me e rikthy demokracinë, ligjshmërinë dhe rendin kushtetues në vend. Sepse askush nuk është mbi Kushtetutën. Askush nuk është mbi Kuvendin. Askush nuk është mbi Republikën. E për përrallat pseudopatriotike me Listën Serbe, as që ia vlen me folë. Folën ata vetë. Me votë. Në Kuvend”, shkruan Vlora Çitaku në “Facebook”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën